Një grup i përbërë nga 33 gra, bashkëpunojnë për të prodhuar një mjaltë që merr shije të veçantë falë mikroklimës dhe llojshmërisë së bimëve që karakterizojnë zonën e fshatit Qelëz (Pukë).
Mjalti i Qelzës nuk është vetem një produkt tipik, por është rezultat i një aktiviteti me vlerë të lartë sociale në mbështetje të grave të kësaj zone rurale.