Territori
Territori
![]()
“Shija e Veriut” ka si qëllim promovimin e produkteve tipike të tre bashkive: Fushë Arrëz, Pukë dhe Vau Dejës në Veri të Shqipërisë. Në këtë rajon, me maja shkëmbore, pyje, livadhe alpine, liqene dhe lumenjë që rrethojnë qytete dhe fshatra të shpërndara midis rrafshit të Vaut të Dejës dhe brigjeve të liqeneve të Fierzës dhe Komanit e deri në veri të Fushë Arrëzit.
Qendrat më të populluara urbane në Vau Dejës janë Bushati dhe vetë qyteti i Vaut të Dejës, ky i fundit i vendosur strategjikisht në rrjedhën e lumenjëve Drin dhe Gjadër. Bashkia përfshin një pjesë të mirë të fushës së Zadrimës dhe ofron produkte të ndryshme me cilësi falë traditës së lashtë bujqësore, blegtorale dhe zejtare. Nga qyteti Vau Dejës mund të shkohet drejt liqeneve të Vaut të Dejës dhe atij të Komanit, duke përshkuar rrugën gjithë kthesa që kalon përgjatë brigjeve të liqenit të Vaut të Dejës dhe përballë malit të lartë të Cukalit për rreth 30 km para se të mbërrini në fshatin Koman, aty ku ndodhet diga me të njëjtin emër. Nga kjo e fundit nisin ekskursionet mbreslënëse në Liqenin e Komanit, me traget drejt fshatit Fierz ose me varkë në brigjet e Lumit të Shalës (Lumi i Shalës), mes kanioneve mahnitëse, oazeve relaksuese dhe bukurive natyrore.

Duke vazhduar drejt veriut nga Vau Dejës përgjatë rrugës SH5, në fakt, një ngjitje e pjerrët shënon fillimin e rrugës që të çon në qytetin e Pukës mes pyjeve me pisha dhe lisa. Ky qytet i njohur si qytetit i Alpeve Shqiptare ndodhet rreth 835 m mbi nivelin e detit në një pllajë të rrethuar nga malet e Tërbunit dhe Krrabit, në jug i përshkuar nga lumi Drini dhe Liqeni i Komanit. Karakteri alpin i kësaj zone është i dukshëm si nga pamja e qytetit ashtu edhe nga shijet e specialiteteve vendore, në veçanti bazuar në djathin dhe mishin e dhisë, frutat e pyllit dhe kërpurdhat. Një shëtitje nëpër rrugët e qendrës së qytetit të rinovuar së fundmi është një domosdoshmëri për të gjithë vizitorët, ndërsa shtëpia-muze kushtuar shkrimtarit dhe poetit shqiptar Migjeni, dëshmon për trashëgiminë e pasur historike dhe kulturore të kësaj qëndre të vogël të banuar. Puka në fakt ka luajtur një rol historik të rëndësishëm, falë pozicionit të saj strategjik përgjatë rrugës që lidh qytetin e Shkodrës me Kukësin dhe Kosovën. Po ashtu, bie në sy edhe masivi i malit të Munellës, i cili është pika kryesore e flourës dhe faunës vendase, malet Krrab dhe Tërbun, shtegu që lidh Pukën me Liqenin e Komanit përgjatë luginës së përroit të Gominës, livadhet alpine në Murgë dhe shpella e Kaurrit në Ukth si dhe rrjedha e lumit Fan që të çon në fshatin Gjegjan.

Rreth 20 km në veri-lindje të Pukës, qyteti i Fushë Arrëzit shtrihet në luginën e lumit Fan. E famshme për burimet e saj minerale dhe dikur një qendër e rëndësishme e përpunimit të drurit, kjo bashki karakterizohet nga vargmale të mëdha malore të mbuluara me pyje dhe livadhe. Fshati i lashtë i Mërturit poshtë majës shkëmbore me të njëjtin emer qëndron buzë liqenit të Komanit, fusha e Iballës, burgu famëkeq i Qafë Barit (vendi i një prej kampeve më famëkeqe të burgjeve të regjimit të Enver Hoxhës`) dhe rruga panoramike përgjatë brigjeve të Liqenit të Fierzës janë padyshim ndër pikat me interes më të madh të kësaj bashkie me shtrirje të gjerë por me popullsi të paktë.

Vau Dejës përbëhet nga pesë njësi administrative: Bushat, Hajmel, Shllak, Temal, Vau Dejës dhe Vig-Mnelë. Sipas regjistrimit të fundit zyrtar të vitit 2011, popullsia arrin në 30.438 në një sipërfaqe prej 499 km². Bashkia e Pukës përfshinë njësitë administrative Pukë, Gjegjan, Rrapë, Qelëz dhe Luf-Qerret dhe mbulon 506 km² të banuar nga 11.069 persona. Ndërsa, Fushë Arrëz ndahet midis njësive administrative Fushë Arrëz, Fierzë, Iballë, Blerim dhe Qafë Mali me 7.405 banorë dhe 541 km² sipërfaqe.

Bashkitë

Puka
www.bashkiapuke.gov.al
+355 212 22427
facebook.com/Bashkia-Puk%C3%AB-Faqja-Zyrtare-236776123325015/

Vau Dejes
http://www.vaudejes.gov.al/
+3556120006
Info@vaudejes.gov.al
Shoqatat

Agropuka
https://www.agropuka.org/
+355 69 60 66 909
agropuka@gmail.com
facebook.com/AgroPuka-1435868139994948/

Farmer Association of Puka and Fushe Arrez
sh.blegtoreve@gmail.com
facebook.com/shoqatablegtoreve
instagram.com/shoqata_blegtoreve

Zadrima Toka Jona
https://zadrimatokajone.al
https://www.facebook.com/zadrimaterranostra/


