“A promotional brand for products from the northern Albanian municipalities of Vau Dejës, Pukë, and Fushë Arrëz”

m

Mjaltë

Miele

Mjaltë

Të shtrira në një territor kodrinoro-malorë, me një faunë luajale dhe me bimë të shumta mjeksore Vau Dejës, Puka dhe Fushë Arrëzi janë zona të një potenciali të lartë në prodhimin e produktit të mjaltit. Ky produkt i njohur si ilaçi kundër çdo sëmundje së fundmi është shndërruar në një nga bizneset më fitimprurëse për familjet e këtyre zonave. Llojshmëria e luleve në çdo stinë të vitit, lëvizjet e kontrolluara të bletëve sipas stinës së kullotjes kanë bërë që bletërritësit e këtyre zonave të sjellin për konsumatorin nëprmjet mjaltit nektarin e luleve më të mira.

Mjaltë Lulesh

m

Mjalti i Luleve është një nga llojet e mjaltit që hasim më shpesh në zonat, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz. Ai përftohet nga bletët të cilat marrin nektarin e llojeve të ndryshme të luleve, të cilat varen nga ambienti ku ndodhen dhe stina. Ky lloji mjalti ka shije të butë dhe aromë të këndshme. Duke parë luajalitetin e përbërësve që ka ai sugjerohet për forcimin e sistemit imun gjatë sezonit të alergjive dhe astmës. Duke konsumuar një lugë mjaltë lulesh në ditë, gjatë gjithë vitit ju keni forcuar sistemin imun dhe keni shëruar organizmin tuaj në luftën kundër alergjive të ndryshme.

Millefiori

Mjaltë Gështenje

m

Pema e gështenjës i përket të njëjtës familje ku bëjnë pjesë ahu dhe lisi. Për mijëra vite me rradhë, gështenja ka qenë një burim kryesor ushqimi për zonat malore ku drithërat nuk rriteshin dot. Gështenja e ëmbël që përdoret kryesisht për mjaltin rritet me bollëk jo vetëm në Evropë, por sidomos në Shqipëri. Mjalti i prodhuar prej saj ka një shije dhe aromë të fortë me nuancë të lehtë hidhësie. Ky mjaltë i pasur me polen, kripëra minerale dhe taninë ka një sasi të lartë të fruktozës që shmang kristalizimin dhe aciditet të ulët. Mjalti i gështenjës ka një ngjyrë të errët. Aroma e tij bimore është unike. Mjalti është jo shumë i ëmbël dhe shija që lë pas është paksa e hidhur.  Ai forcon muskujt, përmirëson qarkullimin e gjakut, ndihmon mëlçinë dhe stomakun, heq lodhjen, forcon sistemin imunitar dhe ka vlera pozitive në sistemet e frymëmarrjes dhe të tretjes.

Miele castagne

Mjaltë Trumze

m

Trumza është një nga bimët mjeksore natyrale që gjendet në masë të madhe në zonat Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz. Mjalti i kësaj luleje i përpunuar nga bletët ka një shije të fortë dhe është masivishti i përdorshëm për trajtimin e sëmundjeve të infeksionit. Ky lloji mjalti ka specifikën e tij që kristalizohet pas 6-18 muaj, është i pasur me bakër dhe ka veti tonike dhe antiseptike. Rekomandohet për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve të sëmundjeve peptike dhe të rrugëve të frymëmarrjes.

Timo

Ku mund ti gjej?

Kontaktoni një nga bletërritësit Shija e Veriut!