“A promotional brand for products from the northern Albanian municipalities of Vau Dejës, Pukë, and Fushë Arrëz”

m

Çfarë do të shohim

Kullota dhe Male

Mbretëria e çobanve dhe e tufave të tyre, malet dhe kullotat e Fushë Arrëzit, Pukës dhe Vaut të Dejës, janë një gjysëm ideale për të apasionuarit e aventurave, pak orë largë nga brigjet e Adriatikut.

Qytetet dhe Fshatrat

Nuk keni dëgjuar asnjëherë për mikpritjen Shqiptare? Pak kohë e kaluar në një qytet ose në një nga fshatrat e largëta të zonës, do të bindë edhe vizitorët më skeptikë se ky koncept nuk është një fantazi, por një atmosferë e mirëfilltë dhe e paharrueshme që karakterizon çdo takim të vetëm.

Histori dhe Kulturë

Një histori e gjatë dhe heroike e rezistencës ka lënë një trashëgimi të pasur kulturore për banorët e këtyre maleve, veçanërisht të pasura me histori, legjenda dhe këngë. Mbetjet e vendbanimeve të lashta dhe gjurmët e regjimeve të kaluara përfaqësojnë gjithshtu një trashëgimi tërheqëse, megjithëse shpesh të nënvlersuara.

Lumenjë dhe Liqene

Kanionet mbresëlënëse të liqenit të Komanit janë padyshim kali i betejës për këtë rajon, por pse duhet të humbisni brigjet freskuese të Liqenit të Vaut të Dejës, shpatet e pjerrëta mbi Liqenin e Fierzës ose ujërat e kthjellta të përrenjëve të Gominës dhe Gomsiqes? Përgjigjja është e thjeshtë: pa asnjë arsye!