“A promotional brand for products from the northern Albanian municipalities of Vau Dejës, Pukë, and Fushë Arrëz”

m

Qytetet dhe Fshatrat

Qytetet dhe Fshatrat

Nuk keni dëgjuar asnjëherë për mikpritjen Shqiptare? Pak kohë e kaluar në një qytet ose në një nga fshatrat e largëta të zonës, do të bindë edhe vizitorët më skeptikë se ky koncept nuk është një fantazi, por një atmosferë e mirëfilltë dhe e paharrueshme që karakterizon çdo takim të vetëm.

Pukë

m

Puka është një nga qytetet malore më atraktive të veriut të Shqipërisë. E ndërtuar në rrafshnaltën me lartësi 835 metër mbi nivelin e detit, qyteti i Pukës ofron pamje piktoreske përgjatë gjithë vitit. Nga njëra anë temperaturat e larta, dëbora, ngricat gjatë Vjeshtës e Dimrit dhe nga ana tjetër ajri i pastër, freskia e gjelbërimi gjatë stinëve të Pranverës dhe Verës e bëjnë Pukën një qytet i cili ka çfarë ofron në çdo stinë të vitit. Puka me kryeqendër qytetin me të njëjtin emër kufizohet në veri dhe perëndim me Bashkinë Vau Dejës, në lindje me Bashkinë Fushë Arrëz dhe në jug me Bashkitë Mirditë dhe Lezhë. Bashkia Pukë me një sipërfaqe 505.53 km² dhe me një popullsi prej 11.069 banorë sipas Census-it 2011 ka në përbërjen e saj 5 njësi administrative (Pukë, Qelëz, Luf-Qerret, Rrape dhe Gjegjan). Duke qenë një territor malor Puka njihet për pyjet dhe kullotat e shumta malore, pasuritë nëntoksore ndërsa së fundmi një hov të madhë ka marrë edhe zhvillimi i turizmit malor. 

Puka

Fushë Arrëz

m

Qyteti i Fushë Arrëzit i ndërtuar në të djathtë të rrjedhës së lumit Fani i Madh ndodhet mes maleve në verilindje të Shqipërisë dhe ka shërbyer gjithmonë si rrugë lidhësë mes qyteteve të veriut, dikur pikë pushimi për tregtarët e Shkodrës, Gjakovës dhe jo vetëm. I njohur si qyteti i përpunimit të drurit, sot ky qytet dhe fshatrat përreth tij e kanë kthyer vëmednjen nga turizmi. Resurset e mëdha natyrore, produktet e një cilësie të lartë, bukuritë natyrore që ofrojnë bjeshkët e bëjnë këtë qytet të denjë për tu vizituar. Me ndarjen e re territoriale Bashkia Fushë Arrëz numëron 5 njësi administrative (Fushë Arrëz, Fierz, Blerim, Qafë Mali dhe Iballë) dhe një numër popullsie rreth 7.405 banorë sipas Census-it 2011. Bashkia Fushë Arrëz kufizohet në veri me Bashkinë Tropojë, në perëndim me Bashkinë Vau i Dejës në jug-perëndim me Bashkinë Pukë dhe Mirditë ndërsa në lindje kufizohet me Bashkinë Kukës.

Fushe Arrez

Vau Dejës

m

I rrethuar në veri nga lumi Drin, në jug-perëndim nga lumi Gjadër dhe në lindje nga malet, dikur i njohur si qyteti i Danjës, sot qyteti i Vaut të Dejës ofron për vizitorët një pamje piktoreske që në hyrje të tij. Ky qytet, i cili mori një hov të madhë zhvillimi pas ndërtimit të hidrocentralit, njihet për resurset e mëdha ujore dhe trashëgiminë kultorore. Fare pranë qyteti ndodhen liqeni i Vaut të Dejës dhe ai i Ashtës të cilët përveç potencialit energjitik, brigjet e tyre ofrojnë qetësi dhe një oaz natyror mahnitës. Gjurmët e hershme të qytetërimit të Danjës dhe atij Sard janë aq pranë qendrës së këtij qyteti sa që mund të vizitohen të dyja brenda një gjysmë-dite. Me ndarjen e re administrative Bashkia Vau Dejës kufizohet në veri me Bashkinë Shkodër, në lindje me Bashkinë Pukë dhe Fushë Arrëz, në jug me Bashkinë Lezhë. Ajo numëron 6 njësi administrative (Vau Dejës, Bushat, Vig Mnelë, Hajmel, Temal dhe Shllak) dhe një numer popullsie prej 30.438 banorë sipas census-it 2011. Duke parë resurset e mëdha natyrore dhe historike zhvillimi i turizmit po bëhet një nga sektorët primarë për banorët e zonës.

Vau Dejes

Iballë

m

Në veri-lindje të qytetit të Fushë Arrëzit rreth 30 km larg në një rrafshnaltë të rrethuar më male të larta që i japin formën e një amfiteatri natyror gjendet fshati Iballë, emër i vjetër dhe i banuar mijëra vjet para lindjes së Krishtit. Fshati Iballë njihet për një të kaluar të lashtë historike. Mbetjet arkeologjike, dhe studiues të ndryshëm dëshmojnë për ekzistencën e këtij fshati si kryeqendër e malësis që para periudhës romake. Thuhet se Pirustët në këtë vend kanë shkrirë metale, kanë prodhuar arë, argjend dhe armë lufte. Me pllaja të shumta dhe i rrethuar me bjeshkë të larta fshati Iballë, ofron një potencial të lartë për zhvillimin e turizmit kulturor dhe atij malor.

Iballe

Dardhë

m

Fshati Dardhë është një nga fshatrat më piktoreske të Bashkisë Fushë Arrëz. I ndërtuar rrëzë bjeshkëve të Kunor Dardhës mbi lumin drin (sot liqeni i Fierzës) rreth 40 km largë qyteti Fushë Arrëz, ky fshat i njohur në mesjetë me emrin Darda të ofron pamje me ndërthurje spektakolare mes maleve të larta dhe brigjeve të liqenit. Freskia gjatë stinës së verës, dëbora që mbulon pyjet me bredh në stinën e dimrit, mikpritja dhe ushqimet tradicionale të kësaj zone të bëjnë që të kaloshë momente relaksi dhe të paharrueshme largë zhurmave të qytetit.

Dardhe

Kryezi

m

Fshati Kryezi i ndodhur 5 km larg qytetit Fushë Arrëz është një nga 100 fshatrat turistike të përzgjedhura nga qeveria Shqiptare për tu kthyer në potencial të zhvillimit ekonomik dhe turistik. Kryeziu ndodhet në rrjedhën e sipërme të lumit Fan i Madh. Ai shtrihet në një luginë piktoreske dhe të begatë, në të dy anët e lumit, i cili buron nga bjeshkët e larta të Kunorë Dardhës dhe Krrabit. Klima dhe pozicioni gjeografik kanë favorizuar zhvillimin e një bimësie të shumëllojshme e veçanërisht bujqësinë, blegtorinë, frutikulturën, bimët mjeksore etj. Me vënde piktoreske si Ujvara e Kryeziut, me bujtina relaksuese dhe me produkte ushqimore 100 % natyrale ky fshat mbetet një nga destinacionet e mundëshme për tu vizituar.

Kryezi

Si mund të di më tepër?

Kontakto Guida Turistike Shija e Veriut për më shumë info!