“A promotional brand for products from the northern Albanian municipalities of Vau Dejës, Pukë, and Fushë Arrëz”

m

Fruta, Kërpurdha & Çaji Mali

Fruta, Kërpurdha & Çaji Mali

Të njohura për sipërfaqe të mëdha pyjore dhe pasuri të shumta natyrore në Pukë, Fushë Arrëz dhe Vau Dejës rriten në mënyrë natyrale një numër i lartë produktesh si kërpurdha, çaji mali, erëza dhe fruta të ndryshme pylli. Ndësa kultivohen nga fermerët po në mënyrë natyrale fruta të buta si qershia, molla, hurma, gështenja etj. Të gjitha këto produkte 100% natyrale të kultivuara ose jo mblidhen dhe përpunohen në mënyrë tradicionale nga fermerët e këtyre zonave duke sjellë produkte tërësisht autoktone të zonës siç janë reçelërat, frutat e thata, lëngjet e frutave dhe çajërat e ndryshme.

Reçelëra dhe Lëngje

m

Reçelërat dhe lëngjet e ndryshme me fruta pylli ose të kultivuara janë disa nga produktet që më së shpeshti i hasim në territoret Pukë, Vau Dejës dhe Fushë Arrës. Këto produkte të përpunuara me shumë dashuri nga bizneset famijare kryesisht gra, i gjejmë në tavolinat e çdo restoranti të servirura për vaktin e mëngjesit ose dhe vakte të tjera. Të pasura me vitamina dhe kalori, nisja e ditës me produkte të tilla do të thotë energji e mjaftueshme për të përballuar një ditë të lodhshme pune.

Succhi e marmellate

Kërpurdha

m

Kërpurdhat janë një nga produktet më të kërkuar dhe më të shtrenjta në tregun shqiptarë. Të qenurit produkt i rrallë, tërësisht natyral, me vlera të larta ushqyese dhe i kombinueshëm me ushqime të tjera, kërpurdhat së fundmi njohin një përdorim të gjerë në kuzhinen shqiptare në përgjithësi dhe atë tradicionale në veçanti. Me pyje të dendura me pishë, ah e lis Puka, Fushë Arrëzi dhe pjesërisht Vau Dejës janë ndër zonat më të njohura për prodhimin natyral të kërpurdhës.

Funghi sito

Çaji Mali dhe Erëza

m

Çaji i malit, është një barishte e mirënjohur për vetitë e saj mjekësore. Ajo rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht në Ballkan, në shpatet shkëmbore dhe kullotat në lartësinë mbi 700 metra mbi nivelin e detit. Shumë popullore në Shqipëri, kjo bimë së bashku me erëzat janë përdorur si barishte ose për përgatitjen e çajit ose për vetitë e saj aromatike në kuzhinat lokale. Çaji i malit ndihmon tretjen, forcimin e sistemit imunitar dhe trajton të ftohtin e zakonshëm, gripin dhe viruset e tjera, alergjitë dhe astmën, kongjestionet e sinozitit, madje edhe dhimbjet dhe ankthet e lehta. Shoqërohet me biskota të llojeve të ndryshme, me kek, torta etj.

SAMSUNG CAMERA PICTURES

Ku mund ti gjej?

Kontaktoni një nga përpunuesit Shija e Veriut që ofrojnë këto produkte lokale!