“A promotional brand for products from the northern Albanian municipalities of Vau Dejës, Pukë, and Fushë Arrëz”

m

Kullota dhe Male

Kullota dhe Male

Mbretëria e çobanve dhe e tufave të tyre, malet dhe kullotat e Fushë Arrëzit, Pukës dhe Vaut të Dejës, janë një gjysëm ideale për të apasionuarit e aventurave, pak orë largë nga brigjet e Adriatikut.

Mali i Munellës

m

Mali i Munellës njihet si një nga malet me larmishmërin më të madhe të faunës dhe flourës në zonën e Pukës. Ai arrin lartësinë maksimale 1996 metra dhe shtrihet midis luginës së Fanit të Madh në veri-perëndim dhe Fanit të Vogël në jug-lindje. Me ndarjen e fundit territoriale ky mal shkëmborë është kufiri ndarës mes Pukës dhe Mirditës. Munella njihet për pasuri të shumta nëntoksore, ndërsa vitet e fundit diskutohet për shndërrimin e tij në park kombëtar pasi është një atraksion për turistët e apasionuar për ecje në shtigje malore.

Hamzi's
meadows, Albania, 2019

Shllumi i Mërturit

m

Mali i Shllumit të Mërturit shtrihet në Jug të liqenit të Komanit në territorin e Bashkisë Fushë Arrëz, njësia Administrative Iballë dhe ndan në mes fshatrat Mërtur dhe Aprrip Guri. Karakteristikë e veçantë e këtij mali është masivi shkëmbor gëlqeror i cili arrin lartësinë 1452 metra dhe është i rrethuar nga një kurorë me bimësi të llojeve të ndryshme. Shllumi i Mërturit mund të jetë një pikë strategjike për eksploruesit e ngjitjeve në terrene të vështira shkëmbore.

DJI_0196

Mali i Tërbunit

m

Mali i Tërbunit nga i cili ka marrë edhe emrin skudara e futbollit të qytetit të Pukës ndodhet në jug të qytetit dhe lartësia e majës më të lartë shkon në 1476 metër mbi nivelin e detit. Mali i Tërbunit njihet për shtrirjen e gjerë të bjeshkëve me pyje të dendura dhe fushave me sipërfaqe të mëdha. Freskia e bjeshkëve të këtij mali shfrytëzohen më së miri nga blegtorët e zonave përreth të cilët me zhvendosjen nëpër stane shmangin muajt përvëlues të stinës së Verës.

Livadh Kabashi - Bjeshket e Terbunit - PU

Mali i Cukalit

m

Mali i Cukalit ndodhet në skajin verior të territorit të Bashkisë Vau Dejës 35 km larg qytetit të Shkodrës. Dy pikat më të larta të këtij mali janë Maja e Cukalit 1721 metër dhe Maja e Muleqithit 1729 metra. Mes këtyre pikave më të larta shtrihet Fusha e Liqenit, e quajtur kështu pasi thuhet se shekuj më parë ka ekzistuar një liqen. Ky mal përveçse i njohur për llojet e shumta të faunës dhe flourës të ofron pamje të mrekullueshme të qytetit të Shkodrës, luginës së liqenit të Vaut të Dejës, vargmaleve të Alpeve Shqiptare si dhe një pjesë të mirë të zonës së Pukës.

IMG_3516

Mali i Krrabit

m

Mali i Krrabit ndodhet në skajin më verior të Pukës, i rrethuar në Veri nga lumi Drin dhe në Jug nga Fani i Madh. Ky mal i cili arrin pikën më të lartë të tij 1680 metra njihet jo vetëm për biodiversitetin por edhe për burimet e shumta ujore. Uji Mida dhe së fundmi uji Puka janë dy produkte që burojnë nga mali i Krrabit dhe shuajnë etjen e shqiptarëve.

Krrab

Kunor Dardha

m

Bjeshkët e Kunor Dardhës njihen si bjeshkët me siperfaqen më të madhe të pyjeve në Bashkinë Fushë Arrëz. Ato shtrihen në njësitë administrative të Kryeziut, Iballës, Blerimit dhe Firzës. Pika më e lartë e këtyre bjeshkëve është Kunora e Dardhës 1581,6 metër mbi nivelin e detit. Kjo zonë është njohur gjithmonë për pasurinë e saj drusore dhe stanet e shumta, ku fermerët e zonave përreth e zhfrytëzojnë për të kaluar muajt e nxehtë të Verës. Një ndër pikat kryesore për zhvendosjen në stane është ajo e Lavër Dardhës.

Road to iballe - Laver Dardhe - FA

Si mund të di më tepër?

Kontakto Guida Turistike Shija e Veriut për më shumë info!