Verë, Birrë dhe Likere

Verë, Birrë dhe Likere
Përdorimi i alkolit është i vjetër sa vetë njerzimi. Vreshtat e shumta kryesisht në Vau Dejës, uji i kristaltë që buron nga malet e larta të Pukës e Fushë Arrëzit, prania e frutave e ndryshme të pyllit dhe jo vetëm, kanë bërë që këto zona ti japin një rëndësi të veçantë prodhimit të pijeve alkolike, të një cilësie të lartë dhe të parezistueshme.
Likere
![]()
Likeret janë pije të ëmbëla dhe të pasura me shijen e frutave, bimëve dhe erëzave të ndryshme. Fjala liker rrjedh nga fjala latine “liquifacere” që do të thotë shkrirje, tretje dhe ka kuptimin e shpërbërjes së substancës në alkol, e cila ju jep likereve shije të veçantë sipas llojit të frutit ose bimës së përdorur. Të pasura me lloje të ndryshme frutash të egra dhe të kultivuara Puka, Fushë Arrëzi dhe Vau Dejës janë të njohura për prodhimin e likereve të ndryshme dhe shumë të shijshme.

Birrë
![]()
“Birra është një provë tjetër që Perëndia na do dhe dëshiron që ne të jemi të lumtur” (cit. Benjamin Franklin)
E freskët dhe pa konservantë, me ngjyrë dhe shije të veçantë, e përftuar nga uji i freskët dhe i pastër i burimeve të zonës së Pukës, e përpunuar në mënyrë artizanale, Birra Puka është produkti më i dashur që shoqëron çdo moment festiv në Veriun e Shqipërisë dhe jo vetëm.

Verë
![]()
E lashtë sa vetë njerzimi, vera është një nga produktet që ka shoqëruar çdo tryezë në çdo kohë. Të njohura për klimën e përshtatshme dhe kultivimin e varieteteve të ndryshme të rrushit, zonat e Veriut të Shqipërisë janë të njohura historikishtë për prodhimin e verës cilësore në mënyrë tradicionale.

Ku mund ti gjej?
Kontaktoni një nga prodhuesit Shija e Veriut që ofrojnë këto produkte lokale!


