“A promotional brand for products from the northern Albanian municipalities of Vau Dejës, Pukë, and Fushë Arrëz”

m

Rreth nesh

Shija e Veriut

Një markë për promovimin e produkteve tipike nga Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz. 

m

Djathë dhie dhe deleje

Prodhuar në bashkitë Pukë, Fushë Arrëz dhe Vau Dejës sipas një rregulloreje prodhimi të regjistruar “Shija e Veriut”.

Prodhime tipike

Përveç djathit, mbështesim edhe promovimin e prodhimeve të tjera tipike lokale siç janë: frutat e pyllit, mjalti, kërpurdhat, likeret dhe punimet artizanale.

Mikpritje dhe restorante

Vendosim në dispozicion informacione dhe kontakte rreth restoranteve, agroturizmit, B&B, Hotele dhe guida turistike të zonës.

Prodhime të territorit

Çdo prodhim “Shija e Veriut” është i lidhur ngusht me territorin dhe angazhimi ynë i promovimit ka të bëjë me këtë element/tipar themelorë.

Mbështetje për aktivitetet e vogla lokale

Misioni ynë parësorë është vlerësimi i prodhimeve lokale dhe mbështetja e blegëtorëve, fermerëve, artizanëve dhe operatorëve turistik të zonës.

Të lehtësojmë lidhjet direkte mes prodhuesve dhe konsumatorëve

Ofrojmë një hapsirë në të cilen aktivitetet e kësaj zone të mund t’u prezantohen konsumatorëve dhe këto të fundit të krijojnë lidhje direkte me blegtorë, fermerë, artizanë dhe furnizues shërbimesh.

+250

Ditë/Vit Kullotje

30+

Ferma familjare

85%

Territor Malorë

100%

Produkte Natyrale

Pse Shija e Veriut?

m

“Shija e Veriut” është një markë e regjistruar për promovimin e produkteve të bashkive Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz në veri të Shqipërisë. Të frymëzuar nga eksperienca e promovimit territorial rajonit Emilia-Romagna, “Shija e Veriut” ka si qëllim promovimin e ofertave gastronomike dhe turistike të këtij rajoni si dhe të mbështesë bashkëpunimet mes blegtorëve, prodhuesve, operatorëve turistik, shoqatave dhe stakeholder-ve të tjerë.

Kolona e zixhirit agro-ushqimor e kësaj zone të gjerë malore ka qenë mbarështimi i përhershëm i deleve dhe dhive. Të gjitha sot, ferma të vogla dhe laboratore në kushte familjare, të cilat mbajnë gjallë këto aktivitete tradicionale, duke përdorur në mënyrë të qëndrueshme pasuritë që ofrojnë pyjet dhe kullotat e zonës.  Në mënyrë të veçantë metodat e prodhimit të djathit ruajnë një lidhje të ngushtë me kontekstin malor dhe lejojnë të përftohen djathra me cilësi dhe karakteristika unike organoleptike.

Por ka edhe të tjera. Pyjet me pisha dhe lisa të zonës favorizojnë rritjen e kërpurdhave (kryesisht porçini) të cilave ju bashkohet edhe prodhimi i pasur me fruta pylli dhe jo vetëm (boronica, thana dhe dredhëzat mbretërojnë mbi të gjitha). Rakia (një brand me bazë frutat, tipike për zonat e Ballkanit), reçelërat, kompostot dhe frutat e thata janë rezultat i shijes së këtyre pasurive natyrore. Një tjeter produkt i rëndësishëm i zonës është edhe mjalti. Mjalti i luleve, i gështenjës dhe i trumzës janë llojet që më së shumti prodhohen me pasion nga shumë bletërritës të këtyre zonave malore.

Nuk mbetet gjë tjeter veç se të themi se: ti provosh në vend këto produkte është akoma më speciale, kjo falë bukurive natyrore dhe mikpritjes së famshme të banorëve të këtyre zonave. Në këto rajone, në fakt, miku është gjithmonë subjekt i një mikpritje të veçantë, sipas traditave shekullore të mikpritjes që karakterizon malet e Shqipërisë.

Kjo faqe webi është një përmbledhje ofertash agro-ushqimore, natyrore dhe turistike për zonat Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz, në dispozicion të gjithkujt që dëshiron të dijë më shumë rreth këtij rajoni jashtë rrugëtimeve turistike që jemi mësuar, nga kurioz të apasionuar pas tureve eno-gastronomike dhe kush dëshiron të eksplorojë pa patur nevojë për fluturime ndërkontinentale me çmime të shtrenjta.

Shija e Veriut është krijuar falë bashkëpunimit të aktorëve lokalë në kuader të projektit “Aleanca për Zhvillimin dhe Vlerësimin e Bujqësisë Familjare në Veri të Shqipërisë”, zbatuar nga Volontari nel Mondo RTM dhe financuar nga AICS – Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim.

Njihuni me Fermerët

Dokumente

m