Histori dhe Kulturë

Histori dhe Kulturë
Një histori e gjatë dhe heroike e rezistencës ka lënë një trashëgimi të pasur kulturore për banorët e këtyre maleve, veçanërisht të pasura me histori, legjenda dhe këngë. Mbetjet e vendbanimeve të lashta dhe gjurmët e regjimeve të kaluara përfaqësojnë gjithshtu një trashëgimi tërheqëse, megjithëse shpesh të nënvlersuara.
Shkolla Muze Migjeni
![]()
“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, / kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi / kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta / që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita / edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin / të tan jetën e vet derisa të vdesin.”
Shkolla Muze Migjeni është një nga pikat me rëndësi të veçantë historike në qytetitn e Pukës. Ky muze i është dedikuar kontributit të vyer që poeti i njohur rilindas Migjeni ka dhënë në arsimimin dhe jo vetëm të kësaj zone në vitet 1936-37. I njohur si një nga kritikët më të mëdhenjë të sistemit të kohës dhe si poeti i të varfërve Millosh Gjergj Nikolla trajton në veprat e tij realitetin e trishtë dhe varfërinë e ulur këmbëkryq jo vetëm në qytetin e Pukës por dhe në zonat përreth.

Ishulli i Shurdhahut
![]()
I njohur si qyteti mesjetar i Sardës, Ishulli i Shurdhahut ndodhet në liqenin e Vaut të Dejës jo shumë kilometra largë qendrës së qytetit me të njëjtin emër. Qyteza e Sardës (sot Ishulli i Shurdhahut) deri në fund të shek. XV ka qënë një qendër e rëndësishme kulturore dhe pikë takimi e tre kulturave kryesore të gjithë trevës së veriut, kulturës së Malësisë, kulturës së Mirditës dhe asaj të Zadrimës, të cilat me karakteristikat e veçanta që i dallojnë nga njëra-tjetra, u kanë rezistuar kohës dhe rrymave kulturore të huazuara nga pushtues të ndryshëm. Pamja që të ofron udhëtimi drejt ishullit nëpërmjet liqenit, historia e qytetërimit të Sardës dhe brixhet piktoreske me bimësi dhe shkëmbinjë gelqeror të thepisur të bëjnë që të rikthehesh sërish me të njëjtën dëshirë për ta vizituar.

Burgu i Qafë Barit
![]()
Burgu famëkeq i Qafë Barit ndodhet në bashkinë Fushë Arrëz në vendin me të njëjtin emër. Si shumë kampe të tjera edhe ky burg i sigurisë së lartë i ndërtuar gjatë periudhës së Komunizmit i ka shërbyer regjimit për të dërguar në skajet më të largëta të burgosurit politik. Ky vend përveç kujtimeve të hidhura e ç’njerëzore të diktaturës njihet edhe për revoltën e famshme të të burgosurve për liri dhe të drejta në vitin 1984.

Kalaja e Dalmacës (Koman)
![]()
Kalaja e Dalmacës , ndodhet në Luginën e fshatit Koman, Bashkia Vau Dejës në verilindje të vendit dhe vizitohet nëpërmjet një rruge automobilistike që kalon përgjatë brigjeve piktoreske të liqenit të Vaut të Dejës. Kjo kala njihet për vendbanimet e hershme që dëshmohen nga Inventari i objekteve të zbuluara dhe tipi i varreve të Komanit të cilat dëshmojnë për një ngjashmëri të qartë me kulturën Ilire. Objektet arkeologjike, toponimet dhe objektet etnografike të gjendura dëshmojnë për vazhdimësinë e kulturës Iliro-Arbërore. Sot, ky vendbanim historik, objekt i trashëgimisë sonë kulturore, shfrytëzohet për turizëm kulturor dhe historik. Vendndodhja e tij në një peizazh të bukur natyror, në luginën e Liqenit të Komanit, i shton mundësitë për t’u vizituar nga turistët sidomos në periudhën verore.

Kalaja e Danjës
![]()
E ndërtuar mbi kodrinën e thepisur të Vaut të Dejës, Kalaja e Danjës ishte një ndër kështjellat më të rëndësishme të veriut të Shqipërisë gjatë periudhës së mesjetës shek. XI-XV ku thuhet se është kurorëzuar në martesë heroi i Shqipërisë Skëndërbeu. Nga madhështia e dikurshme e kësaj principate shumë pak ka ngelur, megjithatë rrënojat mbi kodrinë tregojnë për egon që kanë patur pushtuesit Osman dhe Venedikas jo vetëm për ta patur nën sundim por edhe për të zhdukur gjurmët e historisë së kësaj principate. Dikur pikë atraksioni për pushtuesit, sot pikë strategjike për zhvillimin e turizmit, nga rrënojat e kalasë së Danjës jo vetëm mund të mësosh për historinë dhe kulturën e kësaj treve por mund të soditësh peizazhin e mrekullueshëm të liqenit të Vaut të Dejës, fushën e Zadrimës dhe një pjesë të mirë të nën Shkodrës.

Kalaja e Vigut
![]()
Kalaja e Vigut gjendet në fshatin me të njëjtin emër pjesë e Bashkisë Vau Dejës në një sheshore, ku bashkohet lumi i Gjadrit me përrojin e Vomës, me një sipërfaqe prej 5600 metrash katrorë. “Monument kulture i mbrojtur nga shteti”, që nga viti 1948 por që shumë pak kujdes është bërë ndaj saj, kështjella ka formën e një katërkëndëshi të çrregullt e pajisur me 12 kulla vrojtimi. E përshkruar nga studiusit si një kështjellë Iliro-Romake afro dymijëvjeçare ajo ngjall interes të madh jo vetëm për studiuesit e historisë por edhe për vizitorët e apasionuar pas monumenteve kultorore, historike dhe jo vetëm.

Si mund të di më tepër?
Kontakto Guida Turistike Shija e Veriut për më shumë info!






