“A promotional brand for products from the northern Albanian municipalities of Vau Dejës, Pukë, and Fushë Arrëz”

m

Djathë

Djathë Shija e Veriut

Djathi i dhisë dhe i deles me markën Shija e Veriut është garanci e produkteve me kualitet të lartë që vijnë nga Bashkitë Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz. Prodhuesit të cilët i janë bashkuar kësaj marke respektojnë disa praktika tradicionale të unifikuara për sa i përket mbarështimit dhe përpunimit të qumështit, duke ofruar djathë të bardhë dhe kaçkavall me një shije unike dhe 100% natyrale.

Djathë i bardhë

m

Djathi i Bardhë është produkt i një cilësie të lartë 100% natyral, i cili vjen kryesisht nga përpunimi i qumështit të dhisë dhe deles në zonat Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz. Me pasuri të shumta natyrore dhe të njohura për traditën e mbarështimit dhe përpunimit këto zona arrijnë të prodhojnë djathë sipas metodave tradicional dhe me shije të pakrahasueshme. Fermerët e bashkuar në marken “Shija e Veriut” i përmbahen plotësisht rregullores së prodhimit dhe përpunimit të qumështit, çka e bën djathin e bardhë unikal në llojin e tij.

x-120sito

Kaçkavall

m

Djathi kaçkavall i prodhuar me qumësht dhie është një kombinim i shijes tradicionale me modernen, një risi e përpunimit të qumështit të dhisë në zonat Fushë Arrëz, Pukë dhe Vau Dejës. Ky djathë me bazë qumështin e dhisë dhe me një përzierje jo më shumë se 10% qumësht lope ose deleje sjell jo vetem vlera të larta ushqyese për shëndetin por edhe një shije që të mbetet gjatë në mendje.

x-138sito

Ku mund ti gjej?

Kontaktoni një nga fermat Shija e Veriut që ofrojnë djathë dhe produkte të tjera lokale!