“A promotional brand for products from the northern Albanian municipalities of Vau Dejës, Pukë, and Fushë Arrëz”

m

Artizanat

Artizanat

Të njohur si pasardhës të Ilirëve, dhe me një kulturë ballkanase të ndikuar shpeshherë nga pushtues të ndryshëm, trevat shqiptare janë njohur dhe vazhdojnë të njihen për prodhimet e ndryshme artizanale. Konkretisht në Veriun e Shqipërisë, tradita e prodhimit dhe përpunimit të produkteve tipike artizanale zonale, vazhdon të mbahet gjallë nga brezi në brez, me një pasion dhe dashuri për tu admiruar.

Veshje Tradicionale

m

Veshjet tradicionale janë elementi kryesor i një kulture, të cilat pasqyrojnë anën shpirtërore, materiale të një përkatësie etnike. Ato janë rezultat i procesit të zhvillimit, transformimit, evoluimit dhe përsosjes përgjatë shekujve. Trevat e Shqipërisë së Veriut njihen për luajalitetin e kulturave të ndryshme, ç’ka ka bërë që të kemi një shumëllojshmëri veshjesh tradicionale të trashëguara ndër breza.

Textiles

Vorbat

m

Vorbat janë enë zjarri, të punuara në mënyrë artizanale me baltë specifike të quajtur (botë), dhe kanë shërbyer ndër shekuj për zirjen e gatimeve familjare në trevat e Veriut të Shqipërisë dhe jo vetëm. Kjo metodë tradicionale e prodhimit të vorbave, e vjetër sa vetë njerzimi, vazhdon të mbahet gjallë me të njëjtin pasion dhe teknikë nga banorët e Gojanit, konkretisht nga familja Biba.

Pottery

G’dhendje Druri

m

Mjeshtëria e g’dhendjes së drurit është një profesion i lidhur ngushtë me zonat malore, të cilat janë të pasura me lloje të ndryshme bimësh drusore. Puka dhe Fushë Arrëzi historikisht kanë qenë dy zona me potencial të lartë lëndësh drusore, ç’ka ka bërë që ky profesion të njësohet me banorët. G’dhendjet e drurit për të prodhuar vegla muzikore, enë ushqimore, zbukurime të ndryshme shtëpiake dhe jo vetëm, tregojnë për një kulturë të lashtë dhe të trashëguar ndër breza nga banorët e këtyre trevave.  

DSC_0662

Ku mund ti gjej?

Kontaktoni një nga artizanët Shija e Veriut që ofrojnë punime tradicionale!