I rritur në një zonë tërësisht malore Vitor Shahini është përpunuesi më i njohur i drurit në zonën e Pukës. Prej vitesh ai i është përkushtuar këtij zanati të bukur me qëllimin për të mbajtur gjallë jo vetëm traditën e përpunimit të drurit por edhe për të siguruar të ardhura për familjen.
Në dyqanin e tij gjenden një numër i madh punimesh drusore që Vitori ka skalitur me pasion dhe dashuri. Çiftelia, Lahuta dhe shumë orendi të tjera druri e bëjnë këtë dyqan një nga më të preferuarin e turistëve, të cilët marrin me vete në kujtimet e tyre një pjesë të traditë shekullore të zonës së Pukës.
Contact Us:
Email: druartpuka@outlook.com
Tel: +355 (0)69 515 1368
Location: DigitAlb & Survenjer Viktor Shahini, Puka
Instagram: dru_art_puka