Projekti “Aleanca për Zhvillimin dhe Vlerësimin e Bujqësisë Familjare në Veri të Shqipërisë” ka bërë të mundur krijimin e Rregullores së Prodhimit të djathrave dele-dhi në zonat malore, konkretisht në bashkitë Pukë, Fushë Arrëz dhe Vau Dejës, i cili merr emrin e markes “Shija e Veriut”.
Me mbështetjen e Ekspertëve nga Rajoni Emilia-Romagna dhe falë materialeve të mbledhura nga vizitat dhe takimet e shumta me mbarështues dhe partner, janë hartuar praktikat e prodhimit të Djathit të Bardhë dhe Kaçkavall të këtyre territoreve malore.
Në vitin 1909 Edith Durham në librin e saj të udhëtimit “Shqipëria e Epërme” shkruajti frazën: “Do të vdes ashtu siç kam jetuar, midis dhive në male”. Më shumë se një shekull më vonë, sfida po u jep njohjen e duhur produkteve të atyre që ende sot jetojnë dhe punojnë në këto zona.
Prandaj, Rregullorja dëshiron që të jetë një instrument për të mbrojtur karakteristikat tipike të produkteve agro-ushqimore të një territori shpesh të margjinalizuar, por me një pasuri njohurishë dhe traditash që mund të zhvillohen si një burim i zhvillimit ekonomik nga poshtë-lart.
Lajmi i mirë është se gjithnjë e më shumë njerëzit janë të vetëdijshëm për këtë potencial dhe promovimi i tipikes paraqet një hap themelor në rrugën që po marrim së bashku në këtë drejtim. Hap pas hapi, por me vendosmërinë dhe kokëfortësinë e atyre që ecin pa vështirësi në shtigjet e pjerrëta të këtyre maleve.
Rregullorja e prodhimit të djathrave dhi-dele në zonat malore “Shija e Veriut” është në dispozicion në shqip dhe italisht në linçet e mëposhtme:
Për të mësuar më shumë rreth markës gjeografike “Shija e Veriut”, ndiqni profilet e dedikuara në Facebook dhe Instagram.
