SHIJA E VERIUT – Në Zbulim të Produkteve dhe Territorit me Një Klik
Falë Projektit “Aleanca për Zhvillimin dhe Vlerësimin e Bujqësisë Familjare në Veri të Shqipërisë” mund të gjeni online faqjen web të markës Shija e Veriut e cila mbledh dhe përcjell informacione dhe kontakte rreth ofertave agro-ushqimore, natyrore dhe turistike rreth bashkive: Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz në Veri të Shqipërisë.
E disponueshme në tre gjuhë: Shqip, Italisht dhe Anglisht, shijaeveriut.com ka si objektiv të bëj të njohura bizneset e vogla familjare të këtyre rajoneve malore për një publik më të gjërë, duke mbështetur në të njëjten kohë një partneritet të qëndrueshëm mes fermerve, prodhuesve, përpunuesve, operatorëve turistik, shoqatave dhe stekholderve të tjerë të zonës
Ky rajon i karakterizuar nga maja shkëmbore, pyje, fusha alpine, liqene dhe lumenjë është i pasur me kërpurdha, gështenja, erza aromatike dhe fruta pylli, të përpunuara me pasion nëpër laboratore të vegjel artizanal për të krijuar produkte tërësisht lokale dhe natyrale si: reçelëra, fruta dhe kërpurdha të thara, lëngje, çajra bimore, raki dhe likere. Djathi dhe mjalti janë ndoshta shprehja më karakteristike e zones, falë aromes dhe shijes së veçant që merret nga shumllojshmëria e bimeve dhe luleve të pranishme. Puka, Fushë Arrëzi dhe Vau Dejës njihen për traditen e prodhimit dhe përpunimit të produkteve artizanale si: veshjet tradicionale, enët prej balte (vorbat) dhe punimet e drurit, traditë kjo që vazhdonë të përcillet me pasion brez pas brezi nga artizanët aktiv të zones.
Marka Shija e Veriut promovon prodhime tipike të zinxhirit të shkurtër, të lidhura fort me territorin, duke marrë forcë nga angazhimi i përbashkët i aktorëve të përfshirë në vlerësimin e këtij tipari themelor dhe shumë thelbësor për zhvillimin e zonave rurale-malore të Shqipërisë dhe jo vetëm. Me këtë qëllim faqja web shijaeveriut.com mbledh informacione rreth prodhimeve dhe territorit në një portal të vetem, duke i vendosur në dispozicion të çdokujt që dëshiron të dijë më shumë rreth këtij rajoni: për kuriozë të apasionuar rreth gastronomisë dhe për ata që duan të shijojnë natyren e egër të kësaj pjese të Shqipërisë të pa eksploruar nga guidat turistike të zakonshme.
Marka dhe faqja web Shija e Veriut janë mundësuar në kuadër të projektit “Aleanca për Zhvillimin dhe Vlerësimin e Bujqësisë Familjare në Veri të Shqipërisë” implementuar nga Volontari nel Mondo RTM, COSPE, PfD, Hapa të Lehtë dhe finacuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim në Zhvillim – AICS.

