“A promotional brand for products from the northern Albanian municipalities of Vau Dejës, Pukë, and Fushë Arrëz”

m
Image Alt

Shija e Veriut

  /  Shija e Veriut   /  Puka Agro-Fest 2020

I kthyer tashmë në traditë, në qendër të qytetit të Pukëz u zhvillua për të 18 vitë radhazi panairi i produkteve lokale “Puka Agro-Fest”, i cili u organizua nga shoqata AgroPuka në bashkëpunim me shoqaten Volontari nel Mondo RTM dhe Bashkinë Pukë.

Ky event ka shërbyer gjithmonë si një vitrinë e rëndësishme për promovimin e produkteve tipike, agro-ushqimore, gastronomike dhe artizanale të bizneseve të vogla familjare të zonës. Ashtu si vitin e kaluar, marka “Shija e Veriut” mori pjesë në këtë panair me 10 prodhues djathi dhe produktesh të tjera tipike.

Organizatorët e panairit kanë punuar shumë për të sensibilizuar mbi 50 prodhues dhe më shumë se 1,500 vizitorë në përputhje të plotë me rregullat e parandalimit Covid-19, kjo falë edhe kontributit të rëndësishëm të dhënë nga autoritetet lokale dhe institucionet kompetente.

Suksesi i ngjarjes tregon se: me qëndrueshmëri, pozitivitet dhe duke ndjekur rregullat themelore për mbrojtjen e vetes dhe të tjerëve, mund të bashkëjetojmë me virusin Covid-19 dhe në të njëjtën kohë të vazhdojmë të punojmë në mbështetje të territorit dhe prodhuesve të vegjël .

Panairi dhe pjesëmarrja jonë u bë e mundur edhe falë projektit “Aleanca për Zhvillimin dhe Vlerësimin e Bujqësisë Familjare në Veri të Shqipërisë”, financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim në Zhvillim – AICS dhe implemetuar nga Volontari nel Mondo RTM.